Neymar del “blof” në flirtin me aktoren braziliane

Neymar Jr dhe fjala “party” janë bërë thuajse sinonime. Nuk ka muaj që braziliani të mos përfshihet në një të tillë. E fundit supozohet se ka ndodhur të dielën e kaluar, më 26 nëntor. Përsëri në rezidencën e tij, siç ka ndodhur në shumë raste të tjera. Si zakonisht, ishin të pranishme disa vajza. Megjithatë, futbollisti që nga fillimi dhe deri në fund ia vuri sytë aktores Nathália Morais. Interesimi i tij do të bëhej edhe më i madh kur kuptoi se ajo po e injoronte. Madje thuhet se ka shkuar deri aty sa të thotë:

“Dreq, po heq dorë nga ty, po më bën të dukem qesharak”. Ky informacion, sipas sulmuesit të dëmtuar brazilian, nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Madje, ai nuk ka ngurruar të shkruajë një mesazh të fortë përbri publikimit në Instagram: “Ndaloni së krijuari histori”.

Nga ana e saj, aktorja nuk ka dashur ta komentojë këtë çështje, as ta konfirmojë dhe as ta mohojë. E vërtetë apo jo, braziliani sërish ka marrë shumë kritika, pasi ai nuk po i qëndron pranë vajzës së porsalindur, madje flitet se e dashura Bruna Biancardi e ka lënë tashmë.

sfidanti.al