Ne prag të skandalit: Aktorja Kardone do të diskreditojë futbollistët

Bota e futbolit e priti me një frikë të madhe lajmin se një nga “thyerëset më të mëdha të zemrave” të meshkujve në sport po përgatitet që të publikojë një autobiografi të saj, me të cilën ajo, ka shumë mundësi, që të shkatërrojë shumë martesa dhe lidhje. Fjala është për aktoren argjentinas, Klaudia Kardone, që mori emër si e dashura e sulmuesit argjentinas Karlo Tevez, si edhe se ka pasur lidhje edhe më shumë futbollistë të martuar të tjerë. Kështu që, jo pa arsye, shumë nga këta futbollistë kanë frikë se çfarë mund të ketë shkruar Klaudia në autobiografinë e saj. Duke parë fotografinë e Kardones në Instagram, kuptohet qartë se përse sportistët bien lehtë në rrjetën e kësaj biondeje të talentuar.

sfidanti.al