Sezoni aktual i Moise Kean me fanellën e Fiorentinës nuk mund të lihet pa përmendur. Në 18 ndeshje të luajtura në këtë sezon, sulmuesi italian ka arritur të realizojë 18 gola. Suksesi i 24-vjeccarit nuk po shihet vetëm në futboll, por tashmë ai do të dëgjohet dhe në muzikë. Moise Kean ka prezantuar albumin e tij të parë muzikor të titulluar “Chosen”.Të pranishëm në këtë moment të paharrueshëm për sulmuesin ishin dhe bashkëlojtarët, Albert Gudmundsson dhe Robin Gosens, ndërsa nga ish-bashkëlojtarët ishin Weston Mckennie dhe Samuel Iling Junior.
sfidanti.al