McTominay në telashe, e fejuara e përfshirë në skemë piramidale

Mund të jetë një lojtar i mirë në fushën e lojës, por jashtë saj është një investitor i dështuar. Bëhet fjalë për lojtarin skocez të Manchester United, Scott McTominay, i cili ka humbur 1 milionë pound në një kompani të falimentuar tashmë por të drejtuar nga e fejuara Cameron Reading dhe babai i saj Ashley. Në këtë firmë ishte investitor edhe ylli i grupit, Boyzone , Shane Lynch. Bëhet fjalë për një fnd investimesh dhe e gjithë skema e mashtrimit ëstë vënë në lupën e hetimeve të policisë pasi “Fortress Capital Partners” dyshohet se ka marrë hua nga 230 njerëz rreth 18 milionë pound. Në këtë kompani, familja e mesfuhsorit skocez ishte një nga investitoret kryesore por tashmë pas falimentimit dhe dyshimeve për një skemë klasike piramidale, organet hetimore mund ta shtrijnë punën edhe mbi pronat e lojtarit i cili për momentin nuk duhet të shqetësohet edhe pse shumë shpejt situata mund të ndryshojë.