Lyon mundi Juventusin, Francesca Brienza gëzon për Rudi Garcia

Lyoni shkaktoi surprizën  mbrëmjen e së mërkurës teksa mposhti Juventusin në sfidën e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve falë golit të Tousart. Trajneri i francezëve, Rudi Garcia nuk u përmbajt nga entuziazmi pas golit të shënuar, ndërkohë që po kaq entuziazëm shfaqi edhe e fejuara e tij, Francesca Brianza që e ndoqi ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Francesca nuk ngurroi dhe iu drejtua menjëherë rrjeteve sociale për të shprehur këtë entuziazëm. ‘Përmbledhja e ndeshjes: Nuk kam më zë-shkruante Francesca Brienza në profilin e saj në Instagram Story.

sfidanti.al