Lamine Yamal dhe Nicki Nicole, spekulime për lidhje romantike

Lamine Yamal, talent i Barcelonës, dhe këngëtarja argjentinase, Nicki Nicole, janë parë së bashku dhe nuk po e fshehin mundësinë e një lidhjeje, edhe pse asnjëra palë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.

Sipas burime te ndryshme mediatike, të dy janë kapur duke u puthur në një klub nate, duke ngjallur dyshime për një romancë të mundshme. Edhe në rrjetet sociale nuk ka konfirmim, por vetë Yamal ka postuar sot në Instagram një foto me këngëtaren.

Në imazh, ata shihen të buzëqeshur përpara një torte të madhe, që duket se është për të festuar ditëlindjen e 25-të të Nicki Nicole. Momenti i përbashkët ka ndezur sërish spekulimet rreth marrëdhënies mes futbollistit dhe artistes.

sfidanti.al