Ish-kampioni i botës në peshat super të rënda, Anthony Joshua është një nga njerëzit më të pasur të sportit në Britaninë e Madhe. Pasuria e tij momentalisht llogaritet të jetë rreth 180 milionë pound ndërsa vitin e kaluar arkëtoi plot 41.3 milionë, mesatarisht 113 mijë gjatë çdo dite. Në rritjen e ndjeshme të të ardhurave e ka ndihmuar edhe kompania e tij e biznesit “Sparta” por gjithsesi, ish-kampioni mbetet ende shumë larg objektivit të vendosur disa kohë më parë ku deklaroi se synon që në të ardhmen të jetë miliarder. Përballja me Francis Ngannou në Arabinë Saudite në muajin mars do të sjellë një grush të mirë parash për 34-vjeçarin që nuk arriti t’i fitonte tre gjerdanët në ndeshjen me ukrainasin Olexander Usyk.
sfidanti.al