“Jam shtatzënë me ty”: Son shantazhohej nga dy persona

Pak ditë para finales së Europa League, Son po përjeton një situatë shumë të pakëndshme: një burrë dhe një grua kanë tentuar ta shantazhojnë në Korenë e Jugut duke i kërkuar disa milionë euro për të fshehur shtatzëninë e gruas, e cila pretendonte se ishte në pritje të një fëmije nga futbollisti. Një tentativë e mirëfilltë për zhvatje, që për fat është parandaluar nga policia e Seulit, e cila ka ndaluar dy personat dhe po heton mbi çështjen. Sipas asaj që raporton portali jugkorean Yonhap News, sulmuesi i Tottenham ka bërë kallëzim një javë më parë, dhe mëngjesin e sotëm stacioni i policisë në Gangnam ka konfirmuar se ka ndaluar dy persona (njëri shumë i ri dhe tjetri rreth të dyzetave), të akuzuar për shantazh ndaj tij.

Gjithçka ka filluar në qershorin e kaluar, kur futbollisti është kontaktuar nga një vajzë rreth të njëzetave: ajo në atë moment po shtirej si shtatzënë dhe e akuzoi Son se ishte babai i fëmijës që mbante në bark. Në atë pikë, për të shmangur shpërthimin e skandalit, ajo i kërkoi disa milionë euro për të blerë heshtjen e saj, duke qenë e shoqëruar nga një burrë që ishte bashkëpunëtor i saj në këtë tentativë mashtrimi. Megjithatë, sulmuesi jugkorean ruajti qetësinë dhe njoftoi menjëherë autoritetet, duke i denoncuar të dy, të cilët vazhduan t’i kërkonin para deri në muajin mars të këtij viti, kur ndodhi edhe kontakti i fundit me burrin.

Javën e kaluar, Son bëri kallëzimin dhe mëngjesin e sotëm policia e Seulit ka konfirmuar ndalimin e një gruaje rreth të njëzetave me akuzën e zhvatjes ndaj yllit të Tottenham: ajo do të ishte përgjegjësja e këtij mashtrimi, me tentativën e shantazhit që dështoi, pavarësisht presioneve të mëdha nga ana e vajzës dhe burrit rreth të dyzetave, i cili është identifikuar si bashkëpunëtori i saj.

sfidanti.al