Ish-ylli i basketbollit mahnitet nga tifozja gjysmë e zhveshur në Arenë

Brazili mund të mos fitojë gjithnjë kur vjen puna tek sporti i koshit, por nuk mund të jetë kurrë i dyti, përsa i përket tifozeve. Një femër e tillë krijoi një moment të veçantë në një Arenë basketbolli, duke shtangur në vend një nga ish-yjet e kombëtares. Ishte ndeshja SHBA-Brazil në Kupën e Botës në Kinë, dhe një tifoze braziliane, e veshur tepër hollë (mund të thuhet më mirë, thuajse e zhveshur) tërhoqi vëmendjen sepse u ngrit në këmbë dhe nisi të tundej sipas ritmit të muzikës. Kjo bëri që edhe publiku në tribuna ta ndiqte, ta brohoriste dhe të thërriste për të, ndërsa ish-ylli i NBA-së, Endrju Gejz, mbeti i shtangur duke e parë. Gejz, një australian, ishte pjesë e komentatorëve të një televizioni amerikan, dhe hutimi i tij po ashtu bëri përshtypje të madhe.

Sfidanti.al