Ikardi, sa i dashuruar; Trëndafila të kuq për Vanda Narën nga Arabia

‘From Arabia with Love’-kështu mund të përkufizohet dërgesa e Mauro Ikardit në drejtim të bashkëshortes së tij, Vanda Nara. Sulmuesi i Interit që ndodhet në Arabinë Saudite me përfaqësuesen argjentinase për ndeshjen e 16 tetorit me Brazilin i dërgoi Vandës një tufë me trëndafila të kuq me një etiketë ku i uronte mirëmëngjesin.

Një gjest ky, që duket se e ka bërë jashtëmase të lumtur Vanda narën që për më tepër është edhe agjentja e futbollistit. kjo e fundit me krenarinë e një gruaje të dashuruar, nuk ngurroi të postojë foton e buqetës me trëndafila në profilin e saj në Instagram, sigurisht e shoqëruar edhe me një mesazh plot pasion. Mauro Ikardi do të kthehet në Itali ditën e mërkurë për të rifilluar menjëherë punën me Interin për derbin e Madoninnës ndaj Milanit.

sfidanti.al