Elseid Hysaj nuk ndalet së befasuari! Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të rifreskojë pamjen me një ndryshim drastik: këtë herë ka zgjedhur të zbardhë flokët, duke sjellë një “look” tërësisht ndryshe nga ai me të cilin jemi mësuar. Fotot e reja i ka ndarë vetë në rrjetet sociale, ku ndjekësit reaguan menjëherë ndaj stilit të ri të kapitenit të kuqezinjve. Ky nuk është eksperimenti i parë i Hysajt me pamjen, lojtari i Lazios njihet për dëshirën për të thyer monotoninë edhe jashtë fushës. Pas barazimit pa gola me Serbinë në “Air Albania”, Hysaj ka regjistruar 90 paraqitje me fanellën kuqezi, duke u bërë lojtari aktiv me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares shqiptare. Një lider i qetë, një model qëndrese dhe tashmë, edhe stili! Me ndeshjet kualifikuese të lëna pas, vëmendja e Elseidit tani përqendrohet te Lazio, me të cilën ka edhe një vit kontratë. E ardhmja është ende për t’u shkruar, por një gjë është e sigurt: Hysaj do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen, qoftë me lojën në fushë, qoftë me stilin jashtë saj.
sfidanti.al