Grabitet rezidenca e Graelish

Rezidenca e yllit të Manchester City, Jack Grealish ka rënë pre e një grabitje mbrëmjen e së mërkurës, kur mesfushori po luante në fushën e blertë, në fitoren 3-1 të djemve të Guardiolës përballë Evertonit. Në momentin kur grupi i grabitësve ka hyrë në rezidencën e futbollistit brenda ndodheshin familjarët dhe e fejuara e Grealish, të cilët po e ndiqnin sfidën e City-t nga televizori. Sipas raportimeve të mediave britanike edhe pse familjarët e Grealish shtypën në kohë butonat e alarmit brenda shtëpisë, banda e grabitësve u largua me 1 milion paund bizhuteri dhe sende me vlerë. Mendohet se 10 të afërm, përfshirë të fejuarën e Grealish, Sasha Attwood, prindërit, dy motrat dhe vëllain,  ndodheshin aty dhe po shikonin ndeshjen përpara se të lajmëroheshin nga lehja e qenve dhe zhurmat në çati. Familja u detyrua të fshihej në një pjesë të caktuar brenda rezidencës me vlerë 5.6 milionë paund, në të cilën Grealish u vendos vetëm para Krishtlindjeve, ndërsa policia u tha fqinjëve të mbyllnin dyert dhe të qëndronin në shtëpitë e tyre. Policia, nga frika se mund të përballej me një situatë të mundshme pengjesh, nxitoi në vendngjarje dhe madje aktivizoi një helikopter në zonë, por grabitësit arritën t’ia mbathnin me plaçkën e vjedhur.

Rreth orës 21:50 të së mërkurës, më 27 dhjetor, policia u thirr pas raportimeve për një vjedhje. Oficerët e mbështetur nga qentë e policisë dhe Shërbimi Ajror Kombëtar i Policisë u vendosën dhe kryen kontrolle në zonën lokale, por nuk kishte asnjë gjurmë të të dyshuarve. Asnjë arrestim nuk është bërë në këtë moment dhe hetimet janë në vazhdim. Kushdo që ka ndonjë informacion në lidhje me incidentin i kërkohet të kontaktojë Policinë e Cheshire”, tha një zëdhënës i policisë së Cheshire për Sun.

Pas fitores 3-1 të Cityt në “Goodison Park”, ku luajti për 90 minuta, Grealish udhëtoi drejt pronës së tij dhe të enjten në mëngjes u pa duke inspketuar shtigjet përreth rezidencës, e cila kishte një gardh të ri sigurie të instaluar rreth saj.

sfidanti.al