Grabitet banesa e Xhordi Albës, familja ishte brenda

Një ngjarje e pakëndshme i ndodhi mbrojtësit të majtë Xhordi Alba. Sipas të përditshmes katalanase ‘La Vanguardia’, policia ka nisur hetimet në lifdhje me një grabitje që është bërë në banesën e futbollistit të Barcelonës, i cili ndodhej në Milano për ndeshjen me Interin në Ligën e Kampioneve.

Mësohet se në momentin që ndodhji grabitja, e gjithë familja e xhordi Albës ndodhej brenda në shtëpi. provat tregojnë se grabitësit hynë në banesën e familjes së futbollistit nëpërmjet kopshtit dhe me të hyre brenda hapën me forcë edhe kasaforën, por ende nuk dihet nëse morën sende me vlerë  apo jo. Punonjësi i sigurisë që ishte i pranishëm 24 orë në vilë deklaroi për policinë se nuk kishte parë asgjë nga ajo që ndodhi.

sfidanti.al