Georgina, nga e kaluara del një histori dashurie me një personazh të famshëm

Kush thotë Georgina Rodriguez, thotë Cristiano Ronaldo. Sot cifti duket më solid se kurrë, i admiruar dhe ndonjëherë i shoqëruar nga zilia e miliona personave në mbarë botën. Por sic ndodh me cdo cift, ka qenë një kohë kur ata nuk e dinin ekzistencën e njëri-tjetrit me zemrat e tyre të impenjuara me persona të tjerë.

Ajo që gërrmoi në të kaluarën e modeles spanjollo-argjentinase ishte media iberike ‘Semana’ që zbuloi se në kohën e adoleshencës Georgina Rodriguez ka pasur një lidhje me një djalë që më pas u bë I famshëm edhe ai. Quhet Javi dhe është 27 vjec me profesion fotograf. Është me origjinë nga Huesca dhe po fiton shumë popullaritet nga pjesëmarrja në programin ‘Temptation Island’ në versionin spanjoll ku mesa duket ka fituar zemrën e Laras.

Sipas medias, është pikërisht ai, dashuria e Georgina Rodriguez në të kaluarën. Mësohet se ata u njohën në të njëjten shkollë të mesme në Jaca dhe kanë përjetuar një histori intensive dashurie të adoleshencës që u mbyll kur në moshën 17 vjecare, Georgina vendosi të transferohej në Madrid.

Për të bërë akoma më bindëse këtë histori, revista publikoi edhe një foto të asaj kohe të Georginës dhe Javit.

Sfidanti.al