Maradona, shfaqet një video e tij pas operacionit

Tre muaj nga vdekja e tij dhe në mes të hetimeve që do të duhet të përcaktojnë nëse ka pasur neglizhencë të mjekëve që po kuronin Diego Armando Maradonën, del në dritë një video e argjentinasit, pak ditë përpara ndarjes nga jetë ku i drejtohej mjekut të tij, Dr.Leopoldo Luque

‘Jam me shenja, por gjithcka shkon mirë-tha Maradona në këtë video që ishte xhiruar në kuzhinën e apartamentit në Tigre ku edhe ndërroi jetë dhe ku përkrah  kishte ish të fejuarën e tij Veronica Ojeda. Maradona flet ngadalë dhe ka ende në kokë mjekimin pas operacionit të kryer për heqjen e hematomës në tru-e di që nuk më pëlqen intimitetet, por kur jam me njerëz të mirë, dal nga guacka ime’.

Leopoldo Luque është në qendër të vëmendjes së hetuesve  dhe në ditët e fundit mesazhet e audios së tij ku përdorte tone përcmuese në drejtim të Maradonës në momentin që po vdiste bënë shumë zhurmë. Më pas mesazhe të tjera u publikuan ku Luque fliste ashpër për një prej vajzave të El Pibe De Oros, Jana që këmbëngulte që i ati të shtrohej në një spital të specializuar.

Por jo vetëm kaq, sipas ‘Ole’, hetuesit kanë në zotërim të tjerë mesazhe audio që konfirmojnë figurën kontroverse të Luque në të gjithë këtë cështje. Ndërkaq, në orët e fundit, kuzhinierja e Maradonës, Romina Milagros Rodriguez foli për median vendase për gjendjen e argjentinasit teksa tha se Maradona ishte I lodhur dhe se donte që të qëndronte vetëm e i qetë. ‘Tha mjaft, njerëzit përrreth po e cmendnin-tha kuzhinierja.

Edhe nipi i ish futbollistit, Johnny Esposito, djali i së motrës Maria, në një intervistë për programin”Vino para Vos” tregon për një Maradonë që nuk dëshironte më asgjë. ‘Nuk donte më të jetonte-tha Esposito-nuk e linte veten të ndihmohej. Nuk e kuptoj përse. Ndoshta ngaqë nuk ishte më në gjendje që të godiste topin’

Sfidanti.al