501 herë fitues Guardiola: Fitoj sepse tmerrohem nga humbja!

Ende nuk ka arritur në nivelin e 1 000 ndeshjeve në stol, si legjendat më të mëdha, apo siç i ka Edi Reja i Shqipërisë, veçse po shkon drejt këtij “Olimpi”. Pep Guardiola është një trajner me mbi 700 ndeshje, nga të cilat tashmë ka 501 fitore. E fundit ishte 2-0 në fushën e Bërnlit dhe Mançester Siti i tij po marshon me “marshin e pestë”, ashtu siç ka bërë në sezonet kur doli kampion, apo si Liverpuli i vjetshëm. Pas fitores së 29 trofeve si teknik, dhe 16 trofeve si lojtar, Guardiola ende nuk dëshiron të ndalet. “Më shtyn përpara fakti që nuk jam kurrë i lumtur me veten time, – thotë Pepi, – unë jam nga ata njerëz që kam frikë të humbas, ndaj dua që të jem gjithnjë e më i mirë që kjo të mos më ndodhë”.

Sfidanti.al