Në periudhën festive, klubet organizojnë darka dhe festa për të bashkuar ekipin dhe stafin, por festa e Krishtlindjes së Liverpool ka përfunduar me një incident që kërkoi ndërhyrjen e policisë. Liverpool organizoi një festë për 500 punonjës të klubit, por pa praninë e skuadrës së parë. Gjithçka po shkonte mirë deri kur një punonjës u ndje keq papritur, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe ambulancës. Pas mbërritjes së forcave të rendit, u zbulua një situatë e papritur. Sipas raportimeve të Daily Mail, festa u mbajt në katedralen anglikane të Liverpool, dhe policia gjeti materiale të lidhura me drogën në vendngjarje. Klubi i Liverpool ka dënuar ashpër incidentin, duke u distancuar plotësisht nga situata, pasi nuk ka pasur asnjë përfshirje direkte në ngjarje. Analizat e mëtejshme treguan se sëmundja e punonjësit nuk ishte shkaktuar nga përdorimi i drogës dhe ai tashmë është jashtë rrezikut. Një Krishtlindje “e bardhë”… por për arsye të tjera.
sfidanti.al