Kur diçka nuk shkon, ajo është pranë tij për ta ngushëlluar. Nëse ai ka nevojë të ndajë një moment lumturie me një njeri të afërt, sërish atë e ka në krah. Duken një dyshe e mrekullueshme Sesk Fabregas dhe Daniela Siman (Semaan), pavarësisht se diferenca në moshë është e madhe, ai 30 vjeç, ndërsa ajo 42. Gjithsesi, dashuria nuk e njihka moshën dhe aq më tepër, zonja Siman nuk tregon aspak për aq sa shkruhet në pasaportë.
Sesk u shlodh pikërisht në prani të së dashurës së tij (me të cilën ka 3 fëmijë), pas fitores 2-1 ndaj Leisterit, dhe në pritje të duelit në Champions ndaj Karabakut (në foto). Bukuroshja me origjinë nga Libani, që ka edhe dy fëmijë me ish-burrin e saj libanez, duket se po ia kalon mirë me futbollistin profesionist të Çelsit, dhe nuk ka sesi të jetë ndryshe. Duket se trajneri i Çelsit, Konte, mund të shqetësohet për të tjerët, por jo për Fabregasin.
Edhe fotot e mëparshme tregojnë pikërisht një lumturi të tillë. Me një bluzë prej gati 700 eurosh (sa një rrogë modeste në Perëndim) dhe me miliona e miliona euro apo paund stërlina në bankë, Sesk dhe Daniela jetojnë ëndrrën e tyre dhe as nuk kanë lidhje me shumicën e njerëzve të kësaj bote.
Sfidanti.al