E cuditshme në ‘Wanda Metropolitano’; xhirohet film porno në parkingun e stadiumit

‘Wanda Metropolitano’ u shndërrua në një shesh xhirimi dhe nuk bëhet fjalë për xhirimin e një dokumentari apo të një filmi normal. Në fakt në parkingun e impiantit të Atletiko Madrid pati xhirime të një filmi për të rritur me producent Ignasio Ajende që në botën e pornografisë njihet më shumë me pseudonimin Torbe, duke shkaktuar polemika të forta.

Skena është xhiruar në mes të ditës dhe video është  publikuar tashmë në portalin e producentit të njohur. Vlen të kujtohet se Torbe është përfshirë edhe herë të tjera në polemika. Kulmi ishte ai i vitit 2016 kur u përfshi në një rast në pornografinë infantile dhe në një histori të pastrimit të kapitalit ku u përfshi edhe portieri i Mancester Junajtid, David De Gea

Filmi i xhiruar në ‘Wanda Metropolitano’ zgjaste 16 minuta dhe mund të shihet në faqen zyrtare të producentit që e përshkoi atë si një skenë të cmendur.

sfidanti.al