‘Ky është një turp. Vënë persona që nuk e kuptojnë futbollin për të kontrolluar pamjet. Nuk mund të jetë kështu. Si mundet që një person prek topin me dorë kur është me shpine. Vafshin në të…’-kështu shkruante Nejmar në profilin e tij në rrjetin social Instagram në përfundim të ndeshjes mes Paris Sën Zhermenit dhe Mancester Junajtid në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve që pa francezët të eliminohen.
Në përfundimin e asaj ndeshjeje, Nejmar shfryu të gjithë inatin kundër arbirtit Skomina dhe atij të sistemit VAR Irrati për një penallti të dhënë në favor të Mancester Junajtid për një prekje të topit me dorë të Kimpembe. Fjalët e Nejmar nuk u pëlqyen aspak nga UEFA, Komisioni i Disiplinës të së cilës vendosit që të marrë masa të ashpra ndaj brazilianit duke e dënuar me 3 ndeshje pezullim, një dënim ky të cilin Nejmar do ta zbatojë në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.
sfidanti.al