Matilda, vajza e Zhoze Murinjos, padyshim mendoi sesi t’ia bënte me të lehta këto ditë plot stres babait të saj. Njëzetenjëvjeçarja postoi një foto të shumë viteve më parë, kur ajo ishte një fëmijë fare i vogël, ndërsa babai i saj përpiqej t’i mësonte notin. Në foto është Matilda në të majtë, Murinjo në qendër, dhe besohet djali i Zhozes në të djathtë, ndërsa shkrepja fotografike duhet të jetë bërë nga mamaja e fëmijëve.
Në nëntor të vitit të kaluar, vetë Murinjo postoi një foto të tij me vajzën, pikërisht në 21-vjetor, të cilin e festuan së bashku babë e bijë. Po ashtu, trajneri i Mançester Junajtid hodhi në rrjetet sociale një tjetër foto me të bijën, besohet të vitit 2004, kur ai mori drejtimin e Çelsit, dhe Murinjo e kishte Matildën në krahë, ndërsa ishin duke bredhur nëpër Londër.
Fotoja e fundit e Matildës me siguri ishte për t’i dhënë kënaqësi të atit që ndodhet në një moment të vështirë, eleminuar nga Championsi, dhe me disa lojtarë jashtë forme si Pol Pogba apo Aleksis Sançez, në konflikt me Ljuk Shoun dhe me planet për të larguar 8 futbollistë nga “Old Trafordi”.
Sfidanti.al