Dasma e vitit; ja të ftuarit e Rafael Nadal dhe Meri Perejo’

Rafael Nadal këtë të shtunë shkon drejt altarit për t’u martuar me të fejuarën e tij historike, Meri Perejo’, një eveniment që do të zhvillohet në Sa Fortaleza në Pojensa të Majorkës, një vend parajse ku do të jenë të pranishëm 350 persona të ftuar për të marrë pjesë në ditën më të lumtur në jetën e ciftit, E premtja ishte dita e provës gjenerale; një mbrëmje intime me familjarët e cifit të cilët më pas qëndruan në kompleks për të kaluar natën 7 shtëpi me 17 dhoma

Ndërsa të ftuarit te tjerë do të vijnë me autobus apo automjetet e tyre. Autobusët do të nisen nga Akademia e Tenisit e Rafael Nadak në Majorka, ndërkohë që për këtë eveniment janë angazhuar edhe forca sigurie private

Sebastian Nadal dhe Ana Maria Parera, prindërit e tenistit dhe Bernat Perejo’ e Maria Paskual, prindërit e nuses, do të jenë gjithashtu protagonistë në ceremoninë e së shtunës. Ana do të jetë kumbara, ndërsa Bernat kumbari. Padyshim që në këtë eveniment nuk do të mungojnë Toni nadal xhaxhai dhe njëkohësisht ish trajneri I Rafës dhe xhaxhai tjetër I tij, Migel Anhel Nadal ish futbollist I barcelonës.

Nuk mungojnë në ngjarjen më të rëndësishme të jetës së Nadal, agjenti I tenistit Karlos Kosta, mjeku I tij Anhel Ruiz Kotorro, fizioterapisti I tij, Rafael Majmo’, Joan Forkades, përgatitësi I Nadal dhe Tomeu Salva një prej miqve të tij më të mirë. Karlos Moja do të shkojë në dasmën e vitit me bashkëshorten e tij Karolina Seresuela, po kështu do të jenë edhe Mark Lopez, Felisiano Lopez e Sandra Gago që sapo janë martuar apo Fernando Verdasko e Ana Bojer edhe këta miq të dhëndrit

Megjithatë ka ende teë ftuar që nuk e kanë konfirmuar praninë e tyre sic është rasti I Roxher Federer edhe pse është miku I Nadal, ndërsa Gasol ndodhet ende në Portland. Edhe Enrike Iglesias, ortak dhe mik I Nadal nuk e ka konfirmuar praninë në dasmën e tenistit.

Sfidanti.al