Kaosi për ‘El Clasico’; Barcelona e Real Madrid propozojne 18 dhjetorin

Tashmë është zyrtare, El Clasico e Camp Nout mes Barcelonës dhe Realit nuk do të luhet në 26 tetor sic ishte parashikuar në kalendarin e kampionatit spanjoll. Shkak u bë situata e tensionuar në Katalonjë pas dënumit të liderëve katalanas nga Gjykata Supreme. Kjo shtyu Komisionin e Garave ne Federaten Spanjolle te Futbollit që të vendosë shtyrjen e kësaj sfide duke e lënë në duar të klubeve gjetjen e një date tjetër për ‘El Clasico’.

Do të jetë pikërisht muaji dhjetor periudha e preferuar nga të dy klubet që tashmë kanë dalë me komunikatat e tyre zyrtare. Si Barcelona ashtu edhe Reali I Madridit kanë propozuar që data e zhvillimit të El Clasicos të jetë 18 Dhjetori, e njëjta datë që u propozua edhe nga Federata Spanjolle e Futbollit, por që u refuzua nga presidenti I La Ligas, Havier Tebas që theksoi se në këtë datë janë për t’u luajtur ndeshjet e Kupës së Mbretit. Nga ana e saj La Liga propozoi 4 dhjetorin si datën e El Clasicos dhe nëse nuk do të ketë një marrëveshje në lidhje me këtë cështje atëherë do të jetë Komisioni I Garave që do të marrë vendimin përfundimtar.

Sfidanti.al