‘Cmendet’ Shnajder, dehet dhe dëmton një makinë; e ndalon policia

Uesli Shnajder këtë radhë e teproi vërtet. Fantazisti i Al Garafës, skuadër e Katarit, u bë protagonisti i një episodi aspak të këndshëm të raportuar nga portali Soccerneës.nl. Futbollisti 35 vjecar u ndalua nga policia në Utreht pasi në gjendje të dehur ai dëmtoi një makinë të parkuar, episod ky video e të cilit po bën xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në video shfaqet Shnajder që ngjitet mbi makinë duke e goditur me shkelm. Mesfushori që përpara pak muajsh u nda nga bashkëshortja e tij Jolante Kabau, i ka shkaktuar makinës një dëm me vlerë 6000 Euro, shifër të cilën ia pagoi pronarit të makinës pasi i doli pija. Me pak fjalë cështja u zgjidh, por figura e shëmtuar mbeti për Uesli Shnajder

sfidanti.al