Rafaela Szabo tërheq vëmendjen e kamerave në stadiumet ruse, sa mund te humbesh edhe vetë ndeshjen. Bashkëshortja e Aksel Vitsel është një nga tifozet speciale të Belgjikës në këtë Botëror.
Në sfidën e fundit të cilën Djajtë e Kuq e fituan me rezultatin 5-2 ndaj Tunizisë, 28-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në impiantin Otkrytiye Arena të Moskës.
Një femër me shumë klas dhe me forma super seksi, janë këto disa nga cilësitë e bashkëshortes së Vitsel me të cilin bukuroshja ka edhe 2 vajza.