Baloteli, vrërejtje televizionit Skaj: Më e bukur prezantuesja, se lajmet!

Mario Baloteli ka lëshuar një tjetër koment në rrjetet sociale, që ka krijuar zhurmë, edhe pse nuk ishte nga ato “të vetat” e dikurshme. Sulmuesi i Nisës, siç duket i mërzitur nga lajmet në televizionin Skaj Sports (Sky Sports) mbi shitblerjet e janarit, nuk u përmbajt, por postoi menjëherë në Tuiter. “E sigurt, që është më interesante vajza në “Skaj Sports Shitblerje” sesa blerjet që po bëjnë (klubet”. Mijëra njerëz bënë “pëlqim” dhe mbi 800 bënë komente, ndërsa vajza për të cilën foli Baloteli, pra prezantuesja e televizionit (në foto), quhet Lora Barth (Laura Barth). Vlen të theksohet se bëhej fjalë për programin italian, pra për shitblerjet e futbollit në Itali. Sfidanti.albaloteli prezantuesja