Anthony Joshua vs Tyson Fury në rrezik, Dua Lipa refuzon të përformojë

Ndeshja mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury është në rrezik pasi Dua Lipa ka refuzuar ftesën e bërë nga organizatorët për të performuar në “Wembley”.

Sipas medieve britanike ministri saudit Turki Al-Sheikh kishte vendosur si kusht kryesor pjesëmarrjen e Dua Lipës në këtë event që të financonte duelin e shumëpritur. Në Angli kanë frikë se pas refuzimit të mbretëreshës së muzikës pop, sponsori kryesor saudit do të tërhiqet nga organizimi i këtij eventi.

sfidanti.al