Anglia ka shkruar historinë sa i përket përfaqësimit në Champions League për sezonin e ardhshëm. Për herë të parë në histori, Premier League do të ketë plot 6 ekipe në Champions. Anglia kishte siguruar 5 vende më herët, për shkak të koeficientit të UEFA-s. Megjithatë, nga Europa League do të kualifikohet edhe një ekip tjetër. Manchester United dhe Tottenham do të luajnë në finalen e Europa League dhe ekipi që fiton trofeun, do të luajë në Champions për sezonin e ardhshëm. Të dyja skuadrat e kanë të pamundur kualifikimin nga kampionati dhe do të kërkojnë suksesin në Europa League.
sfidanti.al