Tashmë është zyrtare: Carlos Garcia nuk është më trajner i Flamurtarit. Klubi vlonjat dhe trajneri kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin. “Flamurtari F.C. njofton se ka përfunduar me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Carlos Garcia. Klubi e falënderon për profesionalizmin, qytetarinë dhe vlerat që ka treguar gjatë periudhës së tij në drejtimin e skuadrës sonë. Flamurtari F.C. i uron suksese në vazhdim të karrierës dhe e falënderon për kontributin e dhënë në klubin tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat qe emeron Francesco Moreiron ne stol. Italiani vjen ne krye të ekipit vlonjat pas largimit të spanjollit Garsia. Për Moreiron është një rikthim në futbollin shqiptar pas eksperiencës në Kurbin me Laçin. Italiani merr drejtimin e një ekipi si Flamurtari, i cili është në një moment shumë të vështirë me vetëm dy pikë në gjashtë javë kampionat. Burime pranë klubit kuqezi kanë bërë me dije se marrëveshja mes palëve është arritur dhe se pritet vetëm firma në kontratën e re.
sfidanti.al