Një tjetër lojtar i Inter Miamit dhe ish-legjendë e Barcelonës ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli. Pas Sergio Busquets, është radha e Jordi Albës. Mbrojtësi spanjoll postoi një video lamtumire në profilet e tij në rrjetet sociale: “E mora këtë vendim me bindje dhe lumturi, sepse ndiej se kam ecur në këtë rrugë me gjithë pasionin që munda të mbledh”. “Dhe tani, është koha të nis një rrugë të re. Futbolli më ka dhënë gjithçka. Faleminderit ekipeve, trajnerëve, shokëve të ekipit, stafit dhe rivalëve të mi. Faleminderit Atletico Centro Hospitalense, Cornellà, Nastic de Torregona, Valencia, Barcelona, ekipi kombëtar spanjoll dhe Inter Miami. Ju më mësuat se fanella jo vetëm ndihet, por edhe jetohet. Faleminderit babait tim, familjes sime, faleminderit të gjithëve”.
sfidanti.al