Zoti Favre, vërtet do të ngrohë stolin Gëce tek Dortmundi?!

Një pyetje e shkruar në letër, jo e drejtuar direkt për trajnerin e Borusias, lidhur me njeriun që shënoi golin e finales së Botërorit të vitit 2014. Mario Gëce nuk e pati të lehtë vjet, në sezonin e parë nën drejtimin e Lysien Favresë, por duket se punët nuk kanë ndryshuar as këtë herë. Vetëm 23 minuta aktivizim në 3 ndeshje nuk janë shifra entuziaste, 11 në Kupë ndaj Uerdingenit, 12 në Bundesligë kundër Augsburgut dhe zero minuta me Bajernin në Superkupë!

“Ne kemi shumë konkurrencë në skuadër, – thotë Favre, – kemi Hazarin dhe Lars Brunin që mund të luajnë në sulm, por edhe Mario mund të luajë pas sulmuesit kryesor”. Gjatë verës Dortmundi u forcua shumë, duke marrë Torgan Hazarin apo Julian Brantin, ndërsa kapiteni Marko Rojs luan në pozicionin e numrit 10. Për momentin, i talentuari Gëce (ende 27 vjeç) duket se do të ngrohë stolin, ndonëse trajneri zviceran ka treguar se nuk ia ha hakun kujt.

Sfidanti.al