Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka zyrtarizuar sot listën provizore të futbollistëve, të cilët do të kenë mundësi të përfaqësojnë vendin e tyre në Euro 2024. Kështu Kroacia bëhet përfaqësuesja e parë e Grupit B, i cili plotësohet nga Spanja, Italia dhe Shqipëria, e cila tregon “armët”. Në listën provizore të Daliç vihen re emra të rëndësishëm të futbollit siç janë ato të Modriç, Perisiç, Gvardiol dhe Vida. Në këtë listë spikat edhe prania e Marselo Brozoviç. Edhe pse mesfushori ka thuajse tetë muaj që aktivizohet në Arabinë Sauditë, Daliç e ka ende në fokus.
sfidanti.al