Zidane refuzon tre klube të mëdha

Zinedine Zidane pritet të bëhet trajneri i ri i Francës, duke zëvendësuar Didier Deschamps pas një marrëveshjeje mes palëve. Para se të pranonte këtë rol, Zidane ishte kontaktuar nga klube të mëdha si Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Al Hilal, të cilët shprehën interes për ta pasur në stol. Pavarësisht ofertave shumë të majme, përfshirë një propozim milionësh nga Al Hilal, Zidane zgjodhi të qëndrojë besnik ndaj objektivit të tij afatgjatë: drejtimin e Kombëtares së Francës.

Francezi është pa skuadër që nga largimi nga Real Madridi në vitin 2021, ku fitoi tre tituj radhazi në Champions League, si dhe La Liga dhe Kupën e Botës për Klube. Nën drejtimin e Didier Deschamps, Franca ka qenë një nga kombëtaret më të forta në botë, duke fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kombeve. Tani, Zidane pritet të ndërtojë mbi këtë bazë të fortë dhe të udhëheqë ekipin drejt një epoke të re, me presion të madh për sukses në turnetë e ardhshëm.

sfidanti.al