Trajneri holandez Arne Slot po përballet me një presion të madh te Liverpooli pas rënies së rezultateve dhe dyshimeve mbi aftësinë e ekipit për të rikuperuar formën në këtë fazë vendimtare të sezonit. Sipas “The Daily Mail”, rezultatet historikisht vendosin fatin e trajnerëve, por gabimet në fushë mund të përshpejtojnë vendimin. Performanca e dobët kundër Manchester Cityt, ku Liverpooli duket se pësoi një kolaps kolektiv, e ka bërë situatën edhe më të ndërlikuar. Ekipi ka humbur një pjesë të konsiderueshme të forcës sulmuese: Mohamed Salah është ndikuar si fizikisht ashtu edhe mendërisht, ndërsa Alexander Isak pati vështirësi me kondicionin dhe pësoi një thyerje këmbës.
sfidanti.al

