Dëmtim i dyfishtë për Ernest Muçin

Ernest Muçi mungoi këtë fundjavë në supersfidën ndaj Gallatasarajt, pasi ka pësuar një dëmtim të dyfishtë, siç zbulojnë mediat turke. Raportohet se Muçi ka pësuar dëmtim në kyçin e këmbës e më pas edhe në ije, duke e bërë situatën e tij më të komplikuar dhe të paparashikueshme. Futbollisti shqiptar pritet të kryejë kontrolle të tjera gjatë kësaj jave me stafin mjekësor të ekipit për të parë gjendjen e tij.

Për momentin, askush nuk di të thotë kur mund të kthehet Muçi, ndërsa edhe vetë trajneri i Trabzonsporit, Fatih Teke, deklaroi pas sfidës se do të ishte e vështirë që sulmuesi i Kombëtares shqiptare të ishte i gatshëm për duelin e radhës këtë fundjavë.

sfidanti.al