Ylli i ri i Argjentinës, Mastantuono i kërkoi tre herë falje Mesit

Franko Mastantuono, në moshën 18 vjeç, debutoi me kombëtaren argjentinase. Ylli i ri, i cili ka luajtur për 62 minuta, pati një pjesëmarrje të lartë (44 pasime të suksesshme nga 51) gjatë fitores 3-0 të Argjentinës ndaj Venezuelës në “Monumental”. Në njërën nga veprimet më të përfolura të ndeshjes, Mastantuono dështoi ta kthente topin te Leo Mesi në një veprim shumë të përfolur. “Doja të vrisja veten, por Mesi më kuptoi. I kërkova falje Leos për lojën”, tha lojtari i Real Madridit për shtypin, duke pranuar se i kishte kërkuar falje Mesit tri herë. Franko Mastantuono shtoi: “Ishte e pabesueshme të luaja me Leo Mesin. Ishte vërtet ëndrra e jetës sime. Ta bëja këtë në fushën e River Pleit ishte e pabesueshme.

sfidanti.al