Vllaznia u beson shqiptarëve, “Made in Albania” në Superiore

Në një kampionat ku tashmë të huajt mund të aktivizohen pa kufi në Superiore, Vllaznia duket se është një nga ato skuadra që i qëndron besnike futbollistëve shqiptarë. Në sezonin 2025-26 në organikën e shkodranëve numërohen vetëm 6 futbollistë të huaj, ku madje 2 prej tyre kanë vetëm pasaportën të huaj teksa me origjinë janë shqiptarë. Dhe fjala është për Aleksander Kuros me pasaportë greke dhe Edon Muratajn me pasaportë belge. Kështu po të marrësh në analizë tek Vllaznia janë vetëm 4 futbollistë të huaj, duke nisur nga mbrojtësi brazilian Jago.

Futbollisti nga Moldavia, Kristian Dros që luan në mesfushë, portieri gjerman Leon Pohls dhe sulmuesi i ardhur së fundmi nga Gana, Çarls Bismark.

Pra, duke përjashtuar Muratajn dhe Kuros, që së bashku me ta numri i të huajve shkon në 6 të tillë, konkretisht shkodranët në sezonin 2025-26 kanë vetëm 4 të huaj në skuadër.

Duke ruajtur kështu autenticitetin e duke afruar shumicën e futbollistëve nga vendi ynë. Ku te 9 herë kampionët e vendit kanë gjetur vend edhe futbollistët shqiptarë nga Kosova si Bajrami, Kastrati dhe Mala, me këtë të fundit që zotëron edhe pasaportën shqiptare. Pra një skuadër thuajse totalisht shqiptare ajo e shkodranëve këtë edicion që nuk ndjek aspak trendin e ekipeve të tjera të Superiores. Me shumicën dërrmuese të skuadrave të elitës së futbollit tonë që ka vendosur t’i besojë elementëve të huaj dhe jo atyre vendas.

sfidanti.al