Xherdan Shaqiri ka folur për mediumin ‘blu Sport’, ku ka treguar për fëmijërinë e tij të vështirë, luksin, popullaritetin dhe ëndrrën e tij më të madhe: të fitojë trofeun me Bazelin. “Në fushë, padyshim jam shqiptari i pasionuar, me emocione. Megjithatë, në jetën e përditshme jam shumë zviceran, i përpiktë, i besueshëm. Mendoj se i kombinoj të dyja mentalitetet”, ka thënë Shaqiri për mediumin zviceran. Shaqiri po kalon një formë fantastike teksa ka shënuar 16 gola dhe dhuruar 18 asiste nga 32 ndeshje.
sfidanti.al