Manchester United mendon për merkaton

Manchester United po mendon për merkaton. “Djajtë e kuq” dëshirojnë të përforcojnë sulmin dhe sipas asaj që shkruajnë mediat, prioritet do jetë një lojtar që aktualisht luan te Wolves. Bëhet fjalë për Matheus Cunha. Cunha  vjen nga një sezon fantastik, me 16 gola dhe 4 asiste në 31 ndeshje të luajtura në Premier League, FA Cup dhe League Cup. Megjithatë, United duhet të bëjë kujdes, pasi për futbollistin ka shumë konkurrencë.  Arsenali dhe Aston Villa janë gjithashtu në garë për Cunha-n.

sfidanti.al