Vllaznisë “nuk ia mban të privatizohet”, Alban Xhaferin vetëm si sponsor!

Vllaznia e Shkodrës dhe Bashkia e këtij qyteti kanë arritur një marrëveshje sponsorizimi me kompaninë “Albafoto”, e cila do të ndihmojë financiarisht klubit për një periudhë të caktuar. Vllaznia njoftoi në faqen e saj zyrtare arritjen e akordit, dhe publikoi dokumentin e nënshkruar nga palët, mes të cilëve edhe nga biznesmeni Alban Xhaferi, administrator I kompanisë “Albafoto”. Nuk jepen hollësi lidhur me nivelin financiar të sponsorizimit, apo për kohëzgjatjen e këtij bashkëpunimi, ndërsa në aspektin juridik tek Vllaznia nuk ndryshon asgjë. Bashkia vazhdon të jetë pronare e aksioneve, dhe Suad Lici vazhdon të jetë administrator I klubit. Biznesmeni Xhaferi ka bërë kërkesë për privatizimin e klubit, por besohet se kjo gjë do të diskutohet në një kohë tjetër. Burime në Bashkinë e Shkodrës bëjnë me dijë se autoritetet vendore shpresonin në ndryshimin e ligjit për sponsorizimin, përpara sesa të kryenin privatizimin.

Sfidanti.al