Vllaznia rinovon me trajnerin Edi Martini, firmos deri në 2028-ën

Vllaznia vazhdon me trajnerin Edi Martini. Klubi shkodran ka bërë të ditur zyrtarisht në faqen e vet se ka zgjatur kontratën me trajnerin aktual edhe për dy sezonet e ardhshme.

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur akordin me trajnerin Edi Martini për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët edhe për dy sezonet e ardhshme”, – shkruhet në njoftimin e Vllaznisë. Martini e drejtoi skuadrën shkodrane sezonin që sapo u mbyll, ku kishte shanse të mëdha për të fituar titullin kampion, por nuk ia doli, pasi nuk fitoi asnjë nga tri ndeshjet e “Final 4”.