Vllaznia prezanton sulmuesin Lirim Kastrati

Vllaznia ka prezantuar një goditje të bujshme në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin Lirim Kastrati, i cili vjen te shkodranët me një CV të pasur. 26-vjeçari numëron 17 ndeshje me Kosovën, ndërsa ka luajtur me ekipe me emër si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton.

Njoftimi:

Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër.

Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Lirim!

sfidanti.al