U largua nga Rusia, Bernard Berisha arrin akordin me skuadrën shqiptare

Sulmuesi i Kosovës, Bernard Berisha, ka arritur marrëveshjen me Ballkanin, duke i dhënë fund aventurës së tij në futbollin rus. 33-vjeçari, i cili para pak javësh u largua nga Akhmat Grozny, klub ku luajti për tetë sezone rresht, rikthehet në Superligën e Kosovës pas plot 13 vitesh mungesë. Berisha, me 27 paraqitje me fanellën e “Dardanëve”, ishte futbollist i lirë dhe për shërbimet e tij kishin shprehur interesim edhe disa skuadra nga kampionati shqiptar, por në fund ai vendosi t’i bashkohet Ballkanit. Karrierën e tij Berisha e ka nisur te Besa e Pejës në vitin 2010, për të vazhduar te Besa e Kavajës dhe Skënderbeu i Korçës. Në vitin 2016 u transferua tek Anzhi Makhachkala, ndërsa një vit më pas kaloi tek Akhmat Grozny, ku qëndroi deri në sezonin e fundit.

Sfidanti.al