Vllaznia në Europë, ndryshon orari i ndeshjes

Orari i ndeshjes Vllaznia-Valur, e vlefshme për takimin e dytë të raundit të parë kualifikues të Conference League është ndryshuar. Kjo sfidë ishte planifikuar që të zhvillohej në orën 18:00 këtë të enjte, por është zhvendosur për në orën 20:30. Me kërkesë të klubit islandez për shkak të kushteve atmosferike dhe me përfshirjen e UEFA-s në negociata, Vllaznia ka rënë dakord për ndryshimin e orarit të ndeshjes që do luhet në “Loro Boriçi”. Rikujtojmë që takimi i parë mes tyre u mbyll me barazimin 2-2 dhe do të vendoset në Shkodër se cili do të jetë ekipi që do kalojë raundin.

sfidanti.al