Vllaznia arriti që të marrë fitoren e pestë radhazi në Korçë, duke e ngushtuar në dy pikë diferencën me vendin e parë në klasifikim. Shkodranët kanë një ecuri fantastike prej 12 ndeshjesh radhazi pa pësuar humbje në kampionat. Në fazën e tretë, kuqeblutë kanë patur dhe rendimentin më të lartë me 23 pikë të grumbulluara. Nëse bëjmë një krahasim me dy fazat e luajtura më herët, shkodranët kanë patur një progres gradual në rritje. Pas 9 javësh, Vllaznia kishte grumbulluar vetëm 12 pikë, duke u rendtiru në mesin e tabelës në të njëjtën kuotë me Teutën dhe Skënderben.
Ndërkohë, në fazën e dytë skuadra pati një përmirësim të vogël, duke marrë 2 pikë më tepër, e duke u renditur në vendin e katërt me 26 pikë, po aq sa dhe Tirana. Ndërkohë që shpërthimi erdhi në fazën e tretë me 21 pikë, duke parakaluar dy ekipet e kryeqytetit e duke ushtruar presion dhe për rrogozhinasit e Egnatias. E thënë ndryshe, veriorët humbën vetëm 4 pikë në këtë fazë, teksa barazuan me Partizanin dhe Lacin në dy transferta. Në Shkodër besojnë shumë se ky mund të jetë vitit i tyre dhe në fazan e katërt presin që sa më parë të sigurojnë pjesëmarrjen në “Final 4” dhe një nga dy vendet e para. Kujtojmë se skuadrat që renditjen në vendin e parë dhe të dytë do të kenë barazimin avantazh në gjysmëfinalet e “Final 4”.
sfidanti.al