Vllaznia në futbollin e femrave ka arritur të triumfojë në Champions League, duke mposhtur në gjysmefinale te grupit 2 kampionen e Gjeorgjisë, Lanchkhuti, me rezultatin 3-0. Një sukses që u ka dhënë të drejtën vajzave kuqeblu të sigurojnë biletën për në finalen e këtij grupi. Në fundin e pjesës së parë ishin Doçi 42’ dhe Borci 45’+4 që e bënë ëndrrën realitet me golat e shënuar. Ndoj 82’ mbylli të gjitha llogaritë në këtë sfidë për fitoren 3-0. Vajzat kuqeblu tani do të presin fituesen e çiftit St Polten- Nefrçi dhe kjo ndeshje do të luhet më 7 shtator po në Gjeorgji.
sfidanti.al