Vllaznia dështon në Belfast, Linfild “shkërrmoq” shkodranët

“Kuqeblutë” e Vllaznisë kanë dështuar në përballjen e tyre të parë në kualifikueset e Konferenc Ligës, teksa janë mundur me rezultatin e thellë 3 me 1, në “Uinsdor Park” të Belfastit nga irlando-veriorët e Linfild.

Përgjegjës për golat e vendasve ishin Kris MekKi, i cili rezili një dopietë në minutat 57’ e 48’ të pjesë së dytë, si dhe asistoi për sulmuesin Xhek Skot në minutën e 76’ të sfidës, duke “shkërrmoqur” shkodranët në vetëm 19 minuta lojës. Përsa i përket golit të “kuqebluve” përgjegjës ishte qendërmbrojtësi Marko Juriç, i cili pas një asisti të Bekim Balaj çoi topin në rrjetën vendase duke vulosur kështur rezultatin 3 me 1.

sfidanti.al