Veseli i bashkohet Dinamos

Dinamo është shumë pranë firmës me një tjetër lojtar që ka veshur fanellën e kombëtares shqiptare. Pas Naser Alijit, Frederik Veseli pritet që të nënshkruajë me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja. Mungojnë vetëm disa detaje të vogla dhe në ditët në vijim mbrojtësi do të bëhet zyrtarisht një lojtar i Dinamos. Mbrojtësi i Kombëtares është lojtar i lirë pasi mbylli bashkëpunimin me Karagumruk në Turqi. 31-vjeçari mund të luajë në të gjithë fashën e mbrojtjes dhe do ishte një element luksi për Superligën. Veseli ka luajtur për shumë sezone në Itali, ku ka qenë pjesë e Empolit, Salernitanës  dhe Beneventos.

sfidanti.al