Verrati blen aksione të klubit ku u rrit

Marko Verrati do të bëhet bashkëpronar i Peskarës. Sipas medias italiane “TMW”, mesfushori qendror 32-vjeçar do të blejë 40% të aksioneve të Peskarës, e cila luan në Serie C italiane, në një operacion që do të kushtojë 1.5 milion euro. Verrati ka dorëzuar tashmë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të vazhduar me blerjen e të drejtave të pronësisë së Peskarës dhe marrëveshja do të zyrtarizohet muajin tjetër. Duhet theksuar se Peskara ishte ‘tramvaji’ i nisjes për lojtarin italian, pasi debutoi në ekipin e të rriturve në vitin 2008, vetëm 15 vjeç. Në sezonin 2011-2012, pasi u kurorëzua kampion i Serie B me klubin, ai u transferua te PSG për 12 milionë euro, ku do të luante njëmbëdhjetë sezone radhazi, duke u bërë lojtari i dytë me më shumë paraqitje në historinë e klubit (416).

sfidanti.al