Shpërthen trajneri i Totenhemit: Nuk jam klloun

Ange Postekoglu ka qenë nën presion gjatë kësaj kohe, pasi me përjashtim të Ligës së Europës, sezoni i Totenhem është i dështuar. Sido të shkojë finalja me Mançester Junajtid, trajneri i Totenhem do të shkarkohet. Të paktën ky është vendimi i raportuar nga Anglia. Artikujt, të cilët ndonjëherë kanë kaluar limitet, nuk janë pëlqyer aspak nga Postekoglu. Për këtë kishte një përgjigje në konferencë për shtyp, ndërsa u pyet për ndikimin e finales tek e ardhmja. “Kjo varet nga këndvështrimi juaj, por unë do t’ju them një gjë pavarësisht nga nesër, unë nuk jam klloun, nuk do të jem kurrë. Është vërtet zhgënjyese që përdor një terminologji të tillë për një person i cili për 26 vjet, pa asnjë favor nga askush, ka punuar në rrugën e tij për të qenë në një pozicion ku ai po udhëheq një klub në një kompeticion të madh europian, për të sugjeruar që në njëfarë mënyre të mos jemi të suksesshëm do të thotë se unë jam një kloun”, u shpreh Postekoglu.

sfidanti.al